Kontrolli i shenjave në lëkurë
Mësoni vetë se çfarë ndodh në trupin tuaj dhe komunikoni menjëherë me dermatologun për një ekzaminim individual. Vendosni të dhënat tuaja në formatin e mëposhtëm dhe lexoni një vlerësim të përgjithshëm.
Të gjitha shenjat dhe karakteristikat që përshkruhen në vetëvlerësimin tuaj janë të një karakteri të përgjithshëm dhe mund të mos shprehin saktë gjendjen ose sëmundjen tuaj. Për këtë arsye është i nevojshëm ekzaminimi tek dermatologu.

INTERVENTET ME LAZER

Pajiset lazer në dermatologji kanë marrë një përhapje shumë të gjerë dhe për to flitet gjithnjë e më shpesh. Ato përdoren si në mjekimet dermatologjike ashtu edhe në kozmetikën dermatologjike. Shkaku i përdorimit kaq të madh është zgjidhja e njërit prej problemeve më të rëndësishme të mjekimit.

Ky problem eshte "selektiviteti", d.m.th veprimi mbi indin target pa dëmtuar pjesët e tjera të organizmit.

Çfarë i ka bërë kaq të përdorshme aparaturat lazer në mjekësi ?

Rrezet lazer kanë zgjidhur në fushat ku përdoren një nga problemet më të mëdha të mjekimit, i cili është “Selektiviteti” ose “Përzgjedhja” vetëm e indit të dëmtuar pa ndikuar në indin e shëndoshë. Për shembull gjatë depilimit rrezja lazer shkatërron vetëm rrënjën e qimes pa dëmtuar lëkurën përreth. Aparaturat e teknologjisë së fundit përveç kësaj, bëjnë të mundur kontrollin shumë të mirë të rrezes dhe të energjisë të cilën ajo përcjell duke siguruar një mjekim pa efekte anësore.

Por çfarë është në fund të fundit rrezja lazer ?

Në thelb rrezja lazer është një rreze drite e përqendruar dhe e drejtuar, e cila kur takon indin që duam të shkatërrojmë, shndërrohet në një energji termike. Shkurt lazeri është dritë dhe i bindet të gjithave ligjeve të fizikës që kanë të bëjne me dritën.

Të flasim pak për aparaturat lazer. Kemi vetëm një aparaturë për të gjitha mjekimet apo specialitetet dhe në qoftë se jo janë të gjitha rezultative ?

Aparaturat lazer klasifikohen në disa lloj kategorish. Një kategori i ndan aparaturat në bazë të mënyrës së prodhimit të rrezeve lazer, si lazer aleksandriti, rubinit, diodik, Nd: YAG, dioksidit të karbonit, eximer etj. Një kategori tjetër e cila shpesh varet nga e para është gjatësia e valës, që fillon nga rreth 200 nanometer deri në 10060nm. Në varësi të dy klasifikimeve të mësipërme përcaktohen edhe se në cilat sëmundje ose mjekime do të perdoret aparatura.

Lazerat futen në grupet e aparaturave që veprojnë nëpërmjet dritës. Këto aparatura përfshijnë lazerat, IPL (impact pulse light), që nuk janë në të vërtetë një aparat lazer por historikisht edhe këto shpesh i përmendin si aparatura lazer. Në përgjithësi  janë më pak të efektshme se aparaturat e vërteta lazer.

A kanë efekte anësore mjekimet me lazer ?

Ruajtja sa më e mirë e shendetit përbën një rëndësi të madhe në mjekimet me këto aparatura, prandaj shkencetarët dhe ligjet e Komunitetit Evropian i kanë klasifikuar aparaturat lazer në kater kategori. Kategoia e parë edhe e dytë për shkak të rrezikut të ulët gjatë përdorimit mund të përdoren edhe nga estetistët. Kategoria e tretë dhe e katërt që janë edhe më rezultative mund të përdoren vetem nga mjekët.

Ku përdoren aparaturat lazer në dermatologji ?

Lazerat përdoren në dy fusha të rëndësishme të dermatologjisë. Përdoren për mjekimin e disa sëmundjeve të caktuara të lëkurës dhe në kozmetikën dermatologjike. Lazerat mund të përdoren në ndërhyrjet kirurgjikale të lëkurës ku rrezja lazer zëvendëson bisturinë. Në këto raste kemi një mundësi të kirurgjisë pa gjak për shkak se rrezja lazer njëkohësisht bën edhe mpiksjen e gjakut. Kështu në fotot e mëposhtme shihen qartë mundësitë e mjekimit me lazer. Përgjithësisht lazeri përdoret edhe atje ku kërkohet shkatërrimi i indit si në kondilomat (lezet gjenitale), verrucet, botriomikomat, disa lloj nishanesh, papilomat, xanthelasmat etj. Lazeri i parë që është përdorur në këtë drejtim ka qëna lazeri i dioksidit të kardonit CO2. Sot përveç tij përdoren edhe lazerat diodokë si dhe lazera të tjerë.

Po në dermatologjinë kozmetike ?

Procedura më e përhapur e përdorimit të lazerit është depilimi. Këtu masë më të madhe të mjekimeve me lazer në zonën tonë mesdhetare është lazer Aleksandriti. Por përdoren edhe lazerat diodikë, Nd: YAG, Rubinit etj. Lazeri i Aleksandritit konsiderohet si më i miri në këtë fushë dhe ka gjatësi vale 755nm, kryesisht për tipin tone të lëkurës dhe zonën gjeografike. Sot në botë bëhen në mbi 3 milion depilime me lazer në vit vetëm në SHBA dhe po kaq edhe në Evropë. Targeti në këtë rast është melanina ose ngjyra e flokut, e cila përthith në mënyrë optimale gjatësinë 755nm.

Foto 1. Gjatë procedurës së depilimit.

Foto 2. Hipertrichozë në një grua që i nënshtohet depilimit me lazer.

Procedura të tjetëra mjekimit me lazer janë teleangiectazitë (ose më thjesht kapilarët). Në nje aspekt më the thellë përdoren edhe për varricet. Targeti në këtë rast është hemoglobina e cila ka otimumin e përthithjes së rrezes në gjatësitë 532nm, 580nm për ngjyren e kuqe (KTP dhe Pulse Day Lasers) të saj dhe në gjatësi më të mëdha për ngjyrën blu (aparaturat diodike 980nm, ose Nd:YAG 1060nm).

Foto 3. Gjatë mjekimit të enëve të gjakut me lazer.

Laserat përdoren edhe për heqjen e tatuazheve. Në këtë rast përdoren aparatet Q-switched të cilat sigurojnë një energji të madhe në një periudhe kohore shumë të shkurtër dhe në këtë mënyrë shkërmoqin bojën e tatuzhit, e cila më pas thithet nga magrofagët dhe largohet nga vendi i tatuazhit. Edhe këtu ka rëndësi ngjyra e tatuazhit. Kështu në varësi të ngjyrës përdorim Q-switched Aleksadriti, Q-switched KTP, Q-switched Ruby, Q-switched Nd:YAG etj.

Shkrirja e dhjamit përbën një fushë tjetër të përdorimit të lazerave.

Cili është zhvillimi i fundit në teknologjinë e lazeritfraksional ?

Teknologjia fraksionale nuk ka të bëje me aparatura të reja lazeri, por me teknologjinë e aplikimit të rezes lazer duke e aplikuar atë të fraksionuar. Kështu kishim lazerin CO2 fraksional, Erbium fraksional etj.

Lazerat në dermatologji dhe veçanërisht në dermatologjinë kozmetike kanë vitë që përdoren. Kështu ata kanë zgjidhur probleme të depilimit permanent, të mjekimit të kapilarëve të gjakut si dhe mjekimin e disa sëmundjeve të lëkurës. Bile lazerat janë përdorur edhe për mjekimin e vragave dhe strieve, rinovimin e lëkurës etj. Por kishte një ndryshim të rëndësishmëm krahasuar me lazerin fraksional. Më parë për mjekimin e tyre digjej lëkura dhe shpresohej që gjatë rigjenerimit të zhdukeshin shenjat dhe vragat. Ky lloj mjekimi kishta dy të meta në krahasim me lazerin fraksional. E para, duke djegur të tërë lëkurën proceset e rigjenerimit donin shumë kohë të përfundonin. I sëmuri duhet të qëndronte dy javë në shtëpi deri sa lëkura të rifitonte gjendjen e mëparshme. E dyta, rigjenerimi nuk kishte shkallën e lazerit fraksional. Në lazerin fraksional ndodh e kundërta. Koha e rigjenerimit është shumë e shpejtë dhe nuk ka nevojë të qëndrosh në shtëpi, por mund të vazhdosh normalisht aktivitetin dhe e dyta, rigjenerimi ka mundësi shumë më të mëdha për shkak së rrezja e lazerit fraksionohet, ndahet dhe lëkura goditet me lazer në fraksione, midis të cilave ka lëkurë të shëndoshë. Kështu kjo lëkurë e bën më shpejtë dhe më cilësor rigjenerimin. Rrezja njëkohësisht nxit prodhimin e fibrave elastike dhe kolagjene, nxit dhe shumimin e prodhimin e fibroblasteve, që janë qeliza që marrin pjesë në prodhimin e elementeve të lëkurës duke dhënë kështu rezultatin që dëshirojmë në mjekimin e vragave dhe strieve.

Foto 4. Mjekimi me lazer fraksional i cikatrices së vjetër nga djegia.

Ky lazer është ndërtuar posaçërisht për këto dy gjendje ?

Jo në asnjë mënyrë. Për shkak të efekteve që thamë më lart, ky lazer përdoret edhe për rinovimin e lëkurës, zhdukjen e rrudhave, tonizimin dhe tërheqjen e lëkurës së varur të fytyrës, njollat. Përdoret gjithashtu për mjekimin e cikatriceve (shenjave të plagëve ose operacionit), përdoret për mjekimin e njollave të shtatzënisë etj.

Domethënë se gjatë mjekimit mund të kemi edhe përfitime të tjera ?

Padyshim që është një nga mjekimet më rezultative dhe me më shumë indikacione dhe përfitime në të njëjtën kohë. Asnjë të mos ngurojë ta kërkojë këtë mjekim kur ka nevojë.