Kontrolli i shenjave në lëkurë
Mësoni vetë se çfarë ndodh në trupin tuaj dhe komunikoni menjëherë me dermatologun për një ekzaminim individual. Vendosni të dhënat tuaja në formatin e mëposhtëm dhe lexoni një vlerësim të përgjithshëm.
Të gjitha shenjat dhe karakteristikat që përshkruhen në vetëvlerësimin tuaj janë të një karakteri të përgjithshëm dhe mund të mos shprehin saktë gjendjen ose sëmundjen tuaj. Për këtë arsye është i nevojshëm ekzaminimi tek dermatologu.

RINOVIMI (REJUVENATION)

Ç’mund të na thoni për mjekimet e rinovimit ose (Rejuvenation) ?

Në rinovimin e lëkurës ose rejuvenation, anti-aging etj, përfshihen një numër mjekimesh të cilat kanë si qëllim përmirësimin e paraqitjes dhe funksionit të lëkurës, duke e bërë atë të ketë një një pamje më të re dhe të këndshme. Konceptet e rejuvenation, anti-aging (kundër plakjes), janë koncepte më të gjera se thjesht rinovimi i lëkurës. Ato kanë të bejnë me gjithë organizmin në përgjithësi. Por në lëkurë ne zbatojmë një sërë mjekimesh, të vetme ose të kombinuara me njëra-tjetrën për të arritur rezultatin e dëshiruar. Në lëkurë aplikohen mjekime si mesoterapia, (me acid hialluronik, vitamina, enzima, amonoacide etj), të kombinuara në mënyra të ndryshme, në bazë të problemit që ka lëkura, fillers (ose mbushësist), botoxi, aparaturat e ndryshme si lazerat, aparaturat me radiofrekuencë, IPL, echo, etj.

Si përdoren lazerat në procedurat e rinovimit ?

Një nga terapitë më të përhapura kundër plakjes është laser skin resurfacing (rigjenerimi i lëkurës me lazer), e cila përmirëson në mënyrë mbresëlënëse pamjen e rrudhave të holla, vragave, dhe ndyshimeve të ngjyrës të lëkurës kryesisht rreth syve dhe gojës. Gjithashtu rezultate shumë të mira mund të arrijmë edhe në sipërfaqe të mëdha të fytyrës. Historikisht këto procedura janë kryer nëpërmjet lazerit CO2, lazerit erbium etj, por ishin shumë traumatike. Kështu, këto aparatura hiqnin shtresën e sipërme të lëkurës që të krijohej një lëkurë e re. Pas djegies kërkohej një periudhë 2-javore të qëndrimi në shtëpi për të lejuar përmirësimin dhe ruajtjen nga infeksionet. Prandaj lazer skin resurfacing pëdorej rrallë dhe të vetmet metoda më të përdorshme ishin peeling kimik dhe dermoabrazioni. Por edhe këto metoda ishin po kaq agresive, pavarësisht se ishin më të lehta. Revolucioni në këto mjekime ndodhi me teknologjinë e re të lazerit fraksional.

Çfarë është lazeri  fraksional ?

Teknologjia fraksionale nuk ka të bëje me aparatura të reja lazeri, por me teknologjinë e aplikimit të rrezes lazer duke e aplikuar atë të fraksionuar. Kështu më parë flisnim për lazerin CO2 fraksional, Erbium fraksional etj.

Midis lazerit fraksional  dhe lazerave të mëparshëm ka një ndryshim të rëndësishmëm. Më parë për mjekimin e tyre digjej lëkura dhe shpresohej që gjatë rigjenerimit të zhdukeshin shenjat dhe vragat. Ky lloj mjekimi kishta dy të meta në krahasim me lazerin fraksional. E para, duke djegur të tërë lëkurën proceset e rigjenerimit donin shumë kohë të ndodhnin. I sëmuri duhet të qëndronte dy javë në shtëpi deri sa lëkura të rivendoste gjendjen e mëparshme. E dyta, rigjenerimi nuk kishte shkallën e lazerit fraksional. Në lazerin fraksional ndodh e kundërta. Koha e rigjenerimit është shumë e shpejtë dhe nuk është i nevojshëm qëndrimi në shtëpi, por mund të vazhdosh normalisht aktivitetin dhe e dyta, rigjenerimi ka mundësi shumë më të mëdha për shkak së rrezja e lazerit fraksionohet, ndahet dhe lëkura goditet me lazer në fraksione, midis të cilave ka lëkurë të shëndoshë. Kështu kjo lëkurë e bën më të shpejtë dhe më cilësor rigjenerimin. Rrezja njëkohësisht nxit prodhimin e fibrave elastike dhe kolagjene, nxit shumimin e prodhimin e fibroblasteve, që janë qeliza që marrin pjesë në prodhimin e elementeve të lëkurës duke dhënë kështu rezultatin që dëshirojmë.

Cilat janë karakteristikat e mjekimit me këtë lazer ?

Në shumicën e rasteve mjekimet zgjasin më pak se një orë. Në varësi të problemit mund të nevojitet një ose disa seanca mjekimi për të pasur rezultatet më të mira të mundshme.
Si thamë më lart mund të kthehesh në veprimtarinë e përditshme të njëjtën ditë. Mjekimet më agresive mund të kenë nevojë për disa ditë për mbylljen e plagëve. Për më të shumtët e njerëzve dhembja është e vogël. Në raste të vecanta mund të nevojitet të aplikohen zgjidhje të lehta për kontrollin e dhembjes gjatë procedures së mjekimit.

Pas mjekimit dhe në varësi të mjekimit të zgjedhur mund të keni një skuqje të përkohshme, edemë si dhe do ndjeni nxehtësi në zonën e aplikimit. Të gjitha këto probleme largohen përfundimisht për pak ditë. Në raste të tjera mund të jetë e nevojshme që pas mjekimit të kujdeseni për lëkurën me kremra hidratantë etj.

Ku mund të aplikohet ?

Mjekimi Laser skin resurfacing aplikohet në shumë tipe lëkure, nga ato me ngjyrë të hapur e deri tek epidermat më të errëta. Ka disa mënyra resurfacing (metoda e dermabrazionit), të cilat mund të neutralizojnë dhe përmirësojnë dhe rrudhat më të thella, të përmirësojnë pamjen e vragave më të vështira dhe të korrigjojmë një gamë të gjerë të dëmtimeve të epidermës.

Fractional skin resurfacing, përdor rreze të vogla të energjisë lazer për të nxitur indin nga shtresa e jashtme deri në atë të brendshme të lëkurës. Nëpërmjet një procedure fizike rigjenerimi të trupit, krijohet një ind i shëndetshëm, i cili do të zëvendësojë zonat e indit që janë prekur dhe si rezultat kemi shfaqjen e një epiderme më të shëndoshë dhe që duket më e re.

Së fundi si mund të përmbledhim përparësitë e kësaj metode ?

Mjekimi me laser skin resurfacing ka një numër përparësish të rëndësishme, të cilat na lejonë të flasim për një zgjidhje ideale ndaj shumë problemeve të lëkurës.

Nuk shkakton dhembje, hematoma dhe nxirje, fakt që do të thotë se nuk kërkon shumë kohë rigjenerimi pas mjekimit. Pra nuk ka nevojë të mungoni nga veprimtaria juaj e përditshme.

  1. Eshtë mjekim i përdorshëm për shumë sëmundje dhe gjendje të ndryshme të lëkurës.
  2. Terapia nuk ka dhembje dhe zgjat pak minuta.
  3. Periudhë e shkurtër kohore për rigjenerimin e lëkurës në shumicën e rasteve.
  4. Rezultate të shkëlqyera.