Kontrolli i shenjave në lëkurë
Mësoni vetë se çfarë ndodh në trupin tuaj dhe komunikoni menjëherë me dermatologun për një ekzaminim individual. Vendosni të dhënat tuaja në formatin e mëposhtëm dhe lexoni një vlerësim të përgjithshëm.
Të gjitha shenjat dhe karakteristikat që përshkruhen në vetëvlerësimin tuaj janë të një karakteri të përgjithshëm dhe mund të mos shprehin saktë gjendjen ose sëmundjen tuaj. Për këtë arsye është i nevojshëm ekzaminimi tek dermatologu.

STRIAE DISTENSAE (CARJET E SHTATZANISE)

STRIAE DISTENSAE (STRECH MARKS)

Çfarë janë striae ose çarjet e lëkurës nga shtatzënia

"Striae distensae" janë shirita linearë të lëkurës cikatriciale të kuqërremta, që shndërrohen në të bardha, të shkëlqyera dhe të lëmuara për shkak të hollimit të lëkurës. Janë kryesisht një problem kozmetik, por shpesh shkaktojë probleme psikologjike për të sëmurin. Ato njihen edhe si: striae gravidarum, elastotic striae, shenjat e rritjes, shëndoshjes, dobësimit, shenjat e stërvitjes etj.

A janë të shumtë njerëzit që vuajnë nga kjo gjendje ?

Femrat janë më të prekura se meshkujt. Rezulton se 90% e femrave preken gjatë shtatzënisë dhe 70% në adoleshencë. Tek meshkujt, 40% e tyre shfaqin çarje të lëkurës gjatë adoleshencës. Megjithëse mbetet nje problem kozmetik, kjo gjë shqetëson shumë njerëz që vështirësohen të dalin në plazh ose të veshin rroba të hapura për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Si formohen ?

"Striae distensae" shfaqen gjatë rritjes ose humbjes së shpejtë në peshë, gjatë rritjes nëadoleshencë, gjatë shtatzënisë në abdomen dhe në gjoks gjatë periudhës së ushqimit të fëmijës me qumësht. Rritja e masës muskulare është një faktor tjeter i shfaqjes së tyre. Në të gjitha këto raste kemi një tërheqje të vazhdueshme dhe progresive të lëkurës. Sindroma Cushing dhe administrimi i gjatë i kortizonikëve shoqërohet me shfaqjen e tyre. Gjithashtu janë të shpeshta në të sëmurët me sindromin Marfan.

Patogjeneza mbetet akoma e paqartë, por mendohet se estrogentët, degranulimi i qelizave mastocite dhe elastoza (dëmtimi i fijeve elastike), mund të jenë faktorë që kontribojnë në këtë proces. Infiltrimi në lëkurë dhe zgjerimi i enëve të gjakut i japin në fillim strieve distense ngjyrë të kuqërremtë. Më vonë ato shfaqin hipopigmentim dhe një ngjyrë të vedhe të shkëlqyeshme.

Po çfarë bëhej më parë për këto dy probleme kaq të rëndësishme ?

Kuptohet se shkenca ka bërë përpjekje gjithmonë që të mjekojë këto gjendje të vështira. Në treg qarkullojnë edhe kremra të destinuara për mjekimin e tyre, por ato nuk kanë rezultat. Më parë mjekoheshin me disa ilaçe që quhen retinoidë lokalë, me peeling kimik, ose me mikrodermoabrazion, të cilat sillnin disa përmirësime. Por me futjen në praktikë të lazerit fraksional çdo gjë ka ndryshuar.

Çfarë duhet të kemi parasysh në mënyrë që rezultati i mjekimit të jetë sa më i mirë ?

Parandalimi është i vështirë, por edhe këtu duhet të ketë disa parime. Duke pasur parasysh se ato zhvillohen gjatë shtatzënisë, rekomandohet që gratë të hidratojnë lëkurën e barkut vazhdimisht gjatë kësaj periudhe. Po ashtu edhe në adoleshnecë gjatë periudhës së zgjatjes së shpejtë të trupit. Në mosha të tjera duhet pasur kujdes që te mos marrim ose të humbasim shpejt peshë.

Për striet duhet kërkuar ndihmë në kohën që kanë ngjyrë të kuqe. Kështu duhet shkuar tek dermatologu sa më shpejt sepse edhe rezultati i mjekimit është më i mirë.

Atëherë çfarë është lazeri fraksional dhe pse ai quhet një revolucion në fushën e lazerit në dermatologjinë kozmetike ?

Lazerat në dermatologji dhe veçanërisht në dermatologjinë kozmetike kanë vitë që përdoren. Kështu ata kanë zgjidhur probleme të depilimit permanent, të mjekimit të kapilarëve të gjakut si dhe mjekimin e disa sëmundjeve të lëkurës. Bile lazerat janë përdorur edhe për mjekimin e vragave dhe strieve. Por kishte një ndryshim të rëndësishmëm krahasuar me lazerin fraksional. Më parë për mjekimin e tyre digjej lëkura dhe shpresohej që gjatë rigjenerimit të zhdukeshin shenjat dhe vragat. Ky lloj mjekimi kishta dy të meta në krahasim me lazerin fraksional. E para, duke djegur të tërë lëkurën proceset e rigjenerimit donin shumë kohë të ndodhnin. I sëmuri duhet të qëndronte dy javë në shtëpi deri sa lëkura të rivendoste gjendjen e mëparshme. E dyta, rigjenerimi nuk kishte shkallën e lazerit fraksional. Në lazerin fraksional ndodh e kundërta. Koha e rigjenerimit është shumë e shpejtë dhe nuk ka nevojë të qëndrosh në shtëpi, por mund të vazhdosh normalisht aktivitetin dhe e dyta, rigjenerimi ka mundësi shumë më të mëdha për shkak së rrezja e lazerit fraksionohet ndahet dhe lëkura goditet me lazer në fraksione, midis të cilave ka lëkurë të shëndoshë. Kështu kjo lëkurë e bën më të shpejtë dhe më cilësor rigjenerimin. Rrezja njëkohësisht nxit prodhimin e fibrave elastike dhe kolagjene, nxit shumimin e prodhimin e fibroblasteve, që janë qeliza që marrin pjesë në prodhimin e elementeve të lëkurës duke dhënë kështu rezultatin që dëshirojmë në mjekimin e vragave dhe strieve.