Kontrolli i shenjave në lëkurë
Mësoni vetë se çfarë ndodh në trupin tuaj dhe komunikoni menjëherë me dermatologun për një ekzaminim individual. Vendosni të dhënat tuaja në formatin e mëposhtëm dhe lexoni një vlerësim të përgjithshëm.
Të gjitha shenjat dhe karakteristikat që përshkruhen në vetëvlerësimin tuaj janë të një karakteri të përgjithshëm dhe mund të mos shprehin saktë gjendjen ose sëmundjen tuaj. Për këtë arsye është i nevojshëm ekzaminimi tek dermatologu.

NJOLLAT E MOSHES.

NJOLLAT E MOSHES (LENTIGO)

Lentigo është një njollë e pigmentuar, rrethore me kufij te qarte, e rrethuar nga lëkurë e shëndoshë. Pigmenti mund të shfaqet homogjen ose jo dhe ngjyra nga kafe në të zezë. Mund të shtohen ngadalë për shumë vjet me rradhë ose të shfaqen brënda një kohe të shkurtër me elementë të vecuar ose të shumtë. Prekin pothuajse cdo pjesë të lëkurës në varësi të formave të ndryshme. Natyra e lentigove është beninje.

Në shfaqen e lengitove ruajnë rol raca, predispozicioni gjenetik, koha e ekspozimit të lëkurës në diell, dhe disa faktorë të tjerë specifikë për forma të vecanta të lentigos.

Njohja e tyre ndihmon në diagnozën diferenciale nevuseve (nishaneve) melanocitikë ose melanomës malinje. Janë tregues të dëmtimit  të lëkurës nga dielli dhe tregues të sindromeve sistemike si sindromi Leopard etj.

Ekzistojnë shumë varjante etiolgjike dhe klinike të lentigove.

Lentigo simplex. (lentigo juvenilis). Është forma më e shpeshtë e cila nuk shkaktohet nga ekpsozimi në diell dhe nuk shoqërohet me sëmundje sistemike. Paraqet një njollë në formë ovale ose të rrumbullakët, me kufij të lëmuar ose jo, me madhësi 2-15 mm. Paraqitet me pak element të cilët mund të shpërndahen kudo në lëkurë dhe mukoza. Mund të shfaqen në cdo moshë.

Lentigo solaris.(Lentigo senilis, njollat e moshës së vjetër). Kanë përmasa pak më të medha se lentigo simplex dhe janë proliferime epidermale që shfaqen në sipërfaqet e ekpozuara në diell. Kane ngjyrë kafe që mund të variojë nga e verdha në të zezë. Mund të formojnë edhe pllaka të mëdha nga bashkimi i disa elementëve. Nuk janë manifestime të sëmundjeve sistemike. Krioterapia dhe lazerat (Q switched, raby, erbium, CO2) japin rezultate të mira.

Lentigo nga PUVA (reze ultraviolet se bashku me ilace). Është një njollël kafe e zbehtë që shfaqet 6 muaj mbas fillimit të mjekimit me PUVA. Ngjajnë me lentigo solaris por kanë kufij më të crregullt dhe duken si quka.

Lentigo solaris (nga dielli).

Lentigo nga Solariumi. Shfaqet tek gratë që kanë histori të përdorimit të shumtë të solariumit. Janë të ngjashme me lentigot nga PUVA por në këtë rat nuk kemi përfshirjen e ilaceve në shkakun  e tyre.

Kemi edhe forma të tjera si:

Lentigo si njolla e bojësMakulat melanotike oralo labiale, dhe lentigot vulvare dhe penile.

Lentiginois profusa (Lentiginosis genneralisata).

Lentiginosis unilateralis.

Lentiginosis e trashëguar:

Lentiginosis ne sindromet e ndryshme: Lentiginosa (lentigo të shumta dhe të përhapura) është presente edhe ne sindromet si: Xeroderma pigmentosum, sindromin Leopard, sindromi Peutz-Jeghers, sindromi Laugier-Hunziker, sindromi Myxoma, sindromi LAMB, Carney,

MJEKIMI. Mjekimi bëhet me krioterapy, lazer (kryesisht Q-Switched), Cremra me retinoide ose me zbardhues. Përdorimi i kremrave me SPF të lartë është është i domosdoshëm