Kontrolli i shenjave në lëkurë
Mësoni vetë se çfarë ndodh në trupin tuaj dhe komunikoni menjëherë me dermatologun për një ekzaminim individual. Vendosni të dhënat tuaja në formatin e mëposhtëm dhe lexoni një vlerësim të përgjithshëm.
Të gjitha shenjat dhe karakteristikat që përshkruhen në vetëvlerësimin tuaj janë të një karakteri të përgjithshëm dhe mund të mos shprehin saktë gjendjen ose sëmundjen tuaj. Për këtë arsye është i nevojshëm ekzaminimi tek dermatologu.

DEPILIMI

Vitet e fundit flitet gjithnje e me gjere per mjekimet me laser. Mund te na thoni se ne cilat specialitete te mjekesise perdoren me gjere?

Zbulimi dhe perdorimi i rrezeve lazer ne mjekesi po mbush rreth nje gjysme shekulli. Specialitetet qe perdorin me shume laser kane qene Dermatologjia dhe Okulistika, por me vone eshte perdorur ne Kirurgji, Stomatologji, ORL, Onkologji, Urologji, Fisioterapi, Akupunkture, ne mjekimin e problemeve te eneve te gjakut etj.   Por Dermatologjia dhe Okulistika mbeten ende specialitetet ku mjekimet me lazer zene vendin e pare. Keshtu lazerat e teknologjise se fundit ne keto fusha perdoren edhe ne Tirane.

Cfare i ka bere kaq te perdorshme aparaturat lazer ne mjekesi ?

Rrezet lazer kane zgjidhur ne fushat ku perdoren nje nga problemet me te medha te mjekimit, i cili eshte  “Selektiviteti” ose “Perzgjedhja” vetem e indit te demtuar, pa ndikuar ne indin e shendoshe. P.sh gjate depilimit rrezja lazer shkaterron vetem rrenjen e qimes pa demtuar lekuren perreth. Aparaturat e teknologjise se fundit perveç kasaj bejne te mundur kontrollin shume te mire te rrezes dhe te energjise, te cilen ajo percjell duke siguruar nje mjekim pa efekte anesore.

Por cfare eshte ne fund te fundit rrezja lazer ?

Ne thelb rrezja lazer eshte nje rreze drite e perqendruar dhe e drejtuar, e cila kur takon indin qe duam te shkaterrojme shnderrohet ne nje energji termike. Shkurt lazeri eshte drite dhe i bindet te gjitha ligjeve te fizikes qe kane te bejne me driten.

Te flasim pak per aparaturat lazer. Kemi vetem nje aparature per te gjitha mjekimet dhe specialitetet dhe a  jane te gjitha rezultative ?

Aparaturat lazer klasifikohen ne disa lloj kategorish. Nje kategori i ndan aparaturat ne baze te menyres se prodhimit te rrezeve lazer, si lazer aleksandriti, rubinit, diodik, Nd: YAG, dioksidit te karbonit, eximer etj. Nje kategori tjeter e cila shpesh varet nga e para eshte gjatesia e vales, qe fillon nga rreth 200nanometer deri ne 10060nm. Ne varesi te dy klasifikimeve te mesiperme percaktohen edhe se ne cilat semundje ose mjekime do te perdoret aparatura.

A kane efekte anesore mjekimet me lazer?

Ruajtja sa me e mire e shendetit perben nje rendesi te madhe ne mjekimet me keto aparatura, prandaj shkencetaret dhe ligjet e Komunitetit Evropian i kane klasifikuar aparaturat lazer ne kater kategori. Kategoia e pare edhe e dyte per shkak te rrezikut te ulet gjate perdorimit mund te perdoren edhe nga estetistet. Kategoria e trete dhe e katert qe jane edhe me rezultative mund te perdoren vetem nga mjeket.

Te flasim pak per depilimin me lazer qe eshte edhe procedura me e perhapur dhe qe i intereson shume grave dhe vajzave.

Mire e percaktuat qe mjekimi me lazer per heqjen e qimeve te padeshirueshme eshte me i perhapuri. Sipas statistikave nderkombetare eshte procedura e dermatologjise kozmetike me e perhapur te femrat deri ne moshen 35 vjec. Mbas kesaj moshe vjen e dyta mbas mjekimeve me botox. Qellimi i depilimit me lazer konsiston ne largimin perfundimtar te qimeve. Ky objektiv realizohet ne 90 % te rasteve. Mbas disa seancash qimet zhduken perfundimisht.

Fotot: Nje femer me qime ne fytyre e pershtatshme per mjekim me lazer.

Po per per pjesen tjeter 10% cfare mund te thuhet ?

Duhet te sqarojme se problemi i qimeve te padeshiruara nuk eshte problem vetem I lekures por i gjithe organizmit. Ka disa gjendje te organizmit te cilat ndikojne ne rritjen e tyre, te cilat eshte e domosdoshme te korrigjohen, ne menyre qe ne mjekimin me lazer te kemi rezultate perfundimtare. Keto jane disa crregullime hormonale, ovaret policistike, marrja e disa barnave etj. Ne keto raste ndonjehere eshte veshtire qe te arrihet depilimi perfundimtar.

Mund te na sqaroni me teper per kete procedure?

Depilimi me lazer perdoret per qimet me ngjyre te erret, sepse rrezja lazer si rreze drite terhiqet nga ngjyra e erret. Qimet bjondje ose pushi nuk jane objekt i kesaj terapie. Aparaturat qe bejne kete depilim jane lazer aleksandriti, Nd:Yag, Diodik, IPL. Por meqenese rrezja lazer qe terhiqet me shume nga ngjyra e erret e qimes eshte 755nm qe prodhohet nga lazeri aleksandriti, kjo aparature eshte edhe me e mira per keto procedura. Ne ne Institutin e Studimeve Dermatologjike  kemi nje aparature te tille te teknologjise se fundit. Seanca e mjekimit per shkak te aparaturave ndihmese qe mbrojne lekuren, eshte shume e shpejte, rezultative dhe pa dhimbje, keshtu qe femrat do te harrojne metodat e tjera te dhimbshme, qe per vete menyren nuk jane komode, por edhe bejne qe qimet me kalimin e viteve te forcohen dhe shtohen.

Foto: Shtim i qimeve ne parakrah ne te njejten femer.

A e demton lazeri lekuren ? Thone qe shkakton kancerin e lekures ?

Jo, eshte nje metode e provuar tashme ne te gjithe boten dhe sic thashe edhe me lart eshte procedura e pare e dermatologjise kozmetike deri ne moshen 35 vjec. Mund te kete si efekt anesor djegien e lekures, por vetem ne rastet e nje perdorimi jo profesional.

Cilat jane kerkesat konkrete te pacienteve ? Kush mund te beje depilim dhe a ka njerez qe u keshillohet depilimi?

 Kerkesat e pacienteve per depilin perfshijne dy kategori. Jane zakonisht ata qe kane qime ne siperfaqe te trupit ne te cilat fisiologjikisht nuk ka qime, sic eshte per shembull fytyra e femrave. Kategoria e dyte perfshin ata te cilet duan te bejne depilime ne zona te caktuara sic jane sqetullat ose bikini tek grate apo edhe gjoksi ose shpina tek burrat. Keshtu pervec anes estetike ka edhe probleme te tjera si ne rastet kur folikuli I flokut infektohet shpesh dhe perben nje forme kronike, ne rastet kur shpesh mbetet nen lekure dhe krijon puçrra te shpeshta dhe shqetesuese. Ne keto raste heqja e qimeve eshte e keshillueshme me lazer dhe jo me metodat e tjera klasike.

A mund te beni nje depilim komplet ?  Sa kohë zgjat një seancë ?  Po gjithë procesi ?

Çdo njeri teorikisht mund te beje nje depilim komplet, por ne shumicen e rasteve kjo varet nga problemet dhe deshirat e çdo personi. Kohezgjatja e mjekimit (çdo seance) eshte shume e vogel dhe varet shpesh nga siperfaqja e depilimit, p.sh e gjithe fytyra nuk do me shume se 5 minuta. Zakonisht duhen disa seanca per te arritur qellimin perfundimtar.

Cfarë kujdesi duhet të tregojë më pas pacienti (kremrat, llojet e sapunit, ekspozimi në diell, etj).

Per rezultate sa me te mira nevojitet nje lekure sa me e bardhe dhe nje qime sa me e zeze. Ky eshte rasti ideal per kete lloj mjekimi. Pra çdo njeri nga ne eshte mire qe te shmange nxirjen ne solar ose ne plazh persa kohe ben lazer. Ne kete aspekt periudha me e mire per te filluar terapine eshte periudha e dimrit me qellim qe deri ne vere te kryhen disa seanca.  Kuptohet se mjekimi mund te behet ne çdo lloj periudhe ose edhe me ngjyre te erret te lekures, por kjo ka te beje me eksperiencen e mjekut qe mjekon dhe me rezultatin e mjekimit. Kremrat qe acarojne lekuren, jane te ndaluar. Ne qofte se merr disa lloj mjekimesh te cilat rrisin ndjeshmerine e lekures ndaj rrezatimit duhet te informohet mjeku. Ne pergjithesi duhet informuar mjeku per çdo lloj problemi shendetesor dhe mjekim qe merr si ne menyre te pergjithshme me tableta, ashtu edhe ne menyre lokale ne lekure. Perdorimi i kremit kunder diellit ne siperfaqet e zbuluara eshte shpeshhere i domosdoshem. Gjithashtu nje krem hidratant mbas mjekimit ndihmon per ta ndjere lekuren sa me mire.

Depilimi është permanent apo qimet dalin përsëri pas njëfarë kohe (10 vjet, etj) ?

Ne shumicen e rasteve eshte permanent, por ka edhe raste qe mbas nje fare kohe mund te rishfaqen perseri qime per shkak te ndryshimeve te ndryshme hormonale te organizmit ne nje periudhe me te vonet. Por edhe ne kete rast kjo nuk ka te beje me rrenjet e qimeve te mjekuara me lazer se ato jane shkaterruar. Kjo ka te beje me aktivizimin e rrenjeve te tjera, qe ne organizmin e njeriut jane te paaktivizuara dhe te tilla shpesh mbeten per te gjithe jeten.

Çfarë specifike kanë pacientët shqiptarë nga ata te huaj pasi siç e dime ju punoni edhe ne Greqi, apo jo ?

Po, sipas eksperiences sime ne Greqi, qe permbledh  rreth tre mije mjekime me lazer te bera nga une dhe koleget e tjere mjeke, nxenes te mi, vetem keto 2 vitet e fundit, konsiston se nuk ka diferenca te dukshme persa i perket te dyja popullatave. E vetmja diference eshte se ne Greqi drejtohet per kete lloj mjekimi nje pjese shume me e madhe e popullates se sa ne Shqiperi. Kjo ka te beje me dy arsye: Me faktin se ky lloj mjekimi ka rreth dhjet vjet qe perdoret gjere ne Greqi, dhe se dyti  niveli mesatar ekonomik eshte me i larte ne kete vend.