Kontrolli i shenjave në lëkurë
Mësoni vetë se çfarë ndodh në trupin tuaj dhe komunikoni menjëherë me dermatologun për një ekzaminim individual. Vendosni të dhënat tuaja në formatin e mëposhtëm dhe lexoni një vlerësim të përgjithshëm.
Të gjitha shenjat dhe karakteristikat që përshkruhen në vetëvlerësimin tuaj janë të një karakteri të përgjithshëm dhe mund të mos shprehin saktë gjendjen ose sëmundjen tuaj. Për këtë arsye është i nevojshëm ekzaminimi tek dermatologu.

PEELING

Ç’farë është peeling ?

Peeling (piling – nga anglishtja rrjepje, heqje e lëkurës) është një metodë e kujdesit për lëkurën e cila shkakton një irritim të kontrrolluar me qëllim rrinovimin e lëkurës pas rigjenerimit të saj. Zakonisht aplikohet në fytyrë por mund të aplikohet edhe në çdo pjesë të trupit. Ky irritim shkakton largimin e shtresave sipërfaqsore të lëkurës duke nxitur një reaksion rindërtimi të saj si rezultat i të cilit lëkura duket e shëndëtshme, e shkëlqyeshme, më e tonizuar dhe më rezistente.

Në varësi të thellësisë ku arrin, peeling ndahet ne tre kategori: Peeling sipërfaqsor, të mesëm dhe të thellë. Më të shpeshtat janë dy kategoritë e para.

Kemi dëgjuar për produkte peeling që shiten në dyqanet e kozmetikës apo peeling që bëhët nga estestistët. A është peeling një procedure mjeksore ?

Po është e vërtetë. Peeling mund të jetë një procedure që mund të kryhet në shtëpi, në sallonet e bukurisë por edhe tek mjeku. Kur peeling bëhet tek mjeku quhet peeling mjeksor dhe ndryshon nga ato që mund të bëhen në shtëpi apo në sallonet e bukurisë sepse solucionet e irritimit kanë një përqëndrim shumë më të lartë dhe rezultati është më i thellë dhe më i bukur. P.sh në qoftë së solucionet peeling kanë një përqindje të acidëve të frutave për sallonet e bukurisë 6-8 e deri 12 %, në peeling mjekësor ky përqëndrim arrin 30%, 50% e deri 70%. Kjo gjë presupozon që njeriu që kryhen këtë proçedurë të ketë njohuri mjekësore për të arritur rezultatin e duhur dhe që të rruhet personi nga efektet anësore të padëshirueshme..

Ku rekomandohet kryerja e peeling ?

Peeling rekomandohet në rastet e mësipërme:

Rrudhat e holla. Acnet dhe vragat nga acnet. Njollat (melasma chloasma). Hiperkeratozat aktinike (Dëmtimet nga dielli). Lëkura të yndyrshme me pore të mëdha. Lëkura të lodhura pa shkëlqim dhe pa tonus.

Si kryhet proçedura e peeling ?

Aplikimi i peeling mjekësor përfshin disa stade që janë :

Pastrimi dhe heqja e yndyrës me alkol ose aceton.

Aplikimi i solucionit të peeling që zakonisht përmban acide (acide frutash- AHA, acid trikloroksik, acid salicilik etj). Përfundimi i peeling me neutralizimin e solucionit acid.

Përdorimi i kremit zbutës dhe antinflamator. Ruajtja e rezultatit me ripërsëritje te peeling dhe përdorimi i kremit kundër diellit.

Çfarw duhet të dime para se tw vendosim të kryjmë këtë procedure ?

Është shumë i rëndesishëm historiku i pacientit. Ekzistenca e ndjeshmërisë ndaj rrezatimit diellor, alergjive të ndryshme, dermatiti atopik përbëjnë tregues që lëkura mund të reagojmë më fort se zakonisht. Në sëmundjet e kolagjenit dhe sëmundjet autoimmune nuk rekomandohet peeling. Të sëmurët me histori të herpesi simplex (fshika) duhet për profilaksi të marrim ilace kundër virusit të herpesit. Peeling nuk rekomandohet në disa sëmundje të tjera ose gjatë marrjes së disa ilaceve sepse mund të shkaktojnë komplikacione të padëshirueshme. Pirja e duhanit mund të zgjasë periudhën e shërimit. Përpara se të bëhet peeling duhet të kalojë një javë nga mjekimet e mëposhtëme ose përdorimi i produkteve të mëposhtëme. Elektroliza, depilimi me cere, maska, peeling i mëparshëm, dermoabrazion, lyerje flokësh, përdorimi i tretinoinës, etj.

Përjashtim nga peeling do të kemi kur paraqitet:

Herpes simplex ne aktivitet.

Verruce (leze, lythe).

Përdorimi i isotretinoinës (në më pak se 6 muaj përpara).

Operacion i afert (trauma ne shërim).

Radioterapia e afërt.

Histori e cikatriceve dhe keloideve.

Krioterapi e afërt.

A luan rol tipi i lëkurës ?

Në përgjithësi njerëzit me ngjyrë të hapur të lëkurës janë më të ndjeshëm dhe më pak rezistentë ndaj kërkohen përqindje më e vogël e acidit dhe kohë më e shkurtër e ekspozimit. Gjithashtu lëkura që janë dëmtuar nga rrezatimi diellor dhe njerëz të moshës më të madhe mund të pranojnë lehtë edhe përqëndrime më të larta dhe kohëzgjatje më të madhe të ekspozimit ndaj produktit të peeling.

Po koha e ekspozimit të lëkurës ndaj katij produkti ndryshon sipas personit ?

Koha e ekspozimit të lëkurës mund të rritet ose të zvogëlohet një deri dy  minuta në varësi me cdo rast si dhe me gjykimin e mjekut dermatolog.

Saherë mund të bëjmë peeling dhe në çfarë distancash kohore ?

Peeling përsëriten cdo javë, përveçse në rastet kur kemi shqetësime të mëdha dhe rrjepje të mëdha. Aatëhere kerkohet që distance midis procedurave të peeling të rritet (2-3-javë). Në total rekomandohen 6 peeling. Në të ardhmen duhet një peeling për të mbajtur rezultatin cdo 2-3 muaj dhe do të vazhdojë përdorimin e produkteve kozmetike që ruajnë rezultatin pozitiv të tij.

Në qoftë se mendoni të bëni peeling duhet të konsultoheni me dermatologun sepse vetëm ai është në gjëndje të kuptojë në keni nevojë për të dhe të parashikojë efektet anësore.