Kontrolli i shenjave në lëkurë
Mësoni vetë se çfarë ndodh në trupin tuaj dhe komunikoni menjëherë me dermatologun për një ekzaminim individual. Vendosni të dhënat tuaja në formatin e mëposhtëm dhe lexoni një vlerësim të përgjithshëm.
Të gjitha shenjat dhe karakteristikat që përshkruhen në vetëvlerësimin tuaj janë të një karakteri të përgjithshëm dhe mund të mos shprehin saktë gjendjen ose sëmundjen tuaj. Për këtë arsye është i nevojshëm ekzaminimi tek dermatologu.

FILLERS (MBUSHESIT)

Çfarë kuptojmë me fillers?

Në kuptimin më të thjeshtë me filler kuptojmë një element i cili mbush hapësirat që kanë humbur volumin (nga anglishtja fill - mbush). Por në praktikë fillersat bëjnë shumë më tepër se kaq. Duke zëvendësuar volumin përmirësojnë pamjen, zhdukin rrudhat dhe në të njëjtën kohë ndërhyjnë në metabolizmin e lëkurës. Me kalimin e viteve lëkura e njeriut fillon të humbë indin dhjamor ose lëndët bazë të saj si acidi hialluronik. Humbja e indit dhjamor të fytyrës fillon tek mollzat, dhe më vonë mbi artikulacionin mandibular (artikulacioni i nofullës pranë veshit). Kjo humbje prish pamjen ovale të fytyrës, lëkura varet, shfaqen më tepër rrudha dhe cilësia e lëkurës prishet duke humbur acidin hialluronik dhe përbërës të tjerë të saj. Në këtë moment fillersat dhe mjekime të tjera të dermatologjisë duke zëvendësuar ose ndërhyrë në metabolizmin e lëkurës sigurojnë një lëkurë të shëndetshme dhe me pamje të re.  Fillersat mund të injektohet thellë nën lëkurë për ta zëvendësuar volumin ose mund të injektohet brenda në lëkurë kur duam të përmirësojmë rrudhat e ndryshme të saj dhe cilësinë e lëkurës.

Pak mbi historinë e fillërsave.

Fillërsat e parë kanë qenë kolagjeni (me origjinë natyrore) dhe silikoni (me origjinë sintetike). Të dyja këto substanca u aplikuan për shumë vite por me pasoja shpesh të rënda. Silikoni ishte një lëndë sintetike e cila nuk mund të përthithej nga organizmi dhe nuk mund të hiqej më nga lëkura në rastet e rezultateve jo estetike të mjekimit (ato që quhen deformime). Me kalimin e viteve ai mund të zhvendosej në lëkurë dhe të deformonte pamjen. Në media paraqiten shpesh raste të tilla me deformime (që i përkasin këtij mbushësi). Kjo i përket një periudhe rreth 30 vjet përpara. Sot është ndaluar përdorimi i silikonit si fillers në lëkurë, por mund të përdoret vetëm nga sharlatanë të cilët duke manipuluar me faktin se efekti është i përhershëm mund të gënjejnë pacientët që kërkojnë këto lloj përmirësimesh. Mbushësi tjetër kolagjeni paraqiste një problem të ndryshëm nga silikoni, atë të alergjive, ndaj përpara aplikimit kërkohej testi i alergjisë. Të dy këta mbushës sot nuk përdoren më sepse qarkullojnë mbushës të rinj si me origjinë natyrore si acidi hialluronik ashtu edhe me origjine sintetike ose gjysmë sintetike.

Cila është përparësia e acidit hialluronik?

Në ndryshim nga fillërsat sintetikë dhe ata natyrorë, acidi hialluronik është një fillers natyror, por jo me origjinë shtazore, gjë që do të thotë se nuk ka rrezik si të transmetimit të sëmundjes ashtu edhe të reaksioneve alergjike. Nga ana tjetër acidi hialluronik është elementi bazë i lëkurës brenda të cilit janë të vendosur të gjithë elementet e tjera të saj. Pra gjatë trajtimit me acidin hialluronik ne zëvendësojmë elementin e vetë lëkurës sasia e të cilit fillon të pakësohet me kalimin e viteve. Efekti i tij zgjat 10-12 muaj ( pra ka një kohëzgjatje më të madhe se mbushja me dhjamin e vetë njeriut dhe  kolagjeni). Pas kësaj periudhe acidi hialluronik absorbohet nga organizmi dhe mjekimi duhet përsëritur. Ky fakt e bën këtë mbushës më të sigurtin në treg.

Cilët janë mbushësit e tjerë që përdoren sot?

 

Vijon...