Kontrolli i shenjave në lëkurë
Mësoni vetë se çfarë ndodh në trupin tuaj dhe komunikoni menjëherë me dermatologun për një ekzaminim individual. Vendosni të dhënat tuaja në formatin e mëposhtëm dhe lexoni një vlerësim të përgjithshëm.
Të gjitha shenjat dhe karakteristikat që përshkruhen në vetëvlerësimin tuaj janë të një karakteri të përgjithshëm dhe mund të mos shprehin saktë gjendjen ose sëmundjen tuaj. Për këtë arsye është i nevojshëm ekzaminimi tek dermatologu.

BOTOX

BOTOX– NJË MREKULLI E KOZMETIKËS

Kohët e fundit flitet gjithnjë e më shumë për mjekimet e reja të dermatologjisë kozmetike, midis të cilave edhe për Botox-in. Me pak fjalë mund të shpjegoni se çfarë është ky mjekim dhe përse ka marrë një përhapje kaq të gjerë.

Botox-i është një ilaç i njohur në mjekësi përpara 40-50 vjetëve. Është përdorur në neurologji për të mjekuar kontrakturat muskulare. Në fillimet e viteve 90-të, një dermatolog amerikan i quajtur Carruthers, mendoi se mund ta përdorte në kozmetikë për të përmirësuar rrudhat e fytyrës. Kështu vit pas viti kjo metodë u përmirësua dhe sot përbën një nga metodat më të përdoruara në kozmetikën dermatologjike. Ajo zë vendin e parë në botë në moshën 35 vjeç e lart.  Rezultatet janë të shkëlqyeshme.  Sot shpenzohen me mijëra dollarë për prodhimin  dhe kryerjen e këtyre mjekimeve, të cilat parashikojnë një rritje vjetore në të gjithë botën në shkallën 16% çdo vit.

Si vepron Botox-i në përmirësimin dhe rinovimin e pamjes ?

Botox-i vepron kryesisht në rrudhat e shprehjes. Domethënë në rrudhat e pjesës së sipërme të fytyrës, ballit, përreth syve, në mes të vetullavë  etj. Këto rrudha mund të ekzistojnë që në moshë të re pamvarësisht nga mosha dhe ekzistenca e tyre varet nga fakti se sa shprehës është çdo person. Kështu sa më shumë që dikush qesh, vrenjtet apo bën grimasa,  aq më shumë rrudha do të ketë. Me kalimin e moshës këto rrudha thellohën më tepër. Rrudhat krijohen nëpërmjet tkurrjes së muskujve poshtë lëkurës. Dhe pikërisht këtu fillon veprimi i Botox-it. Duke lëshuar muskujt, ai korrigjon rrudhën duke dhënë një rezultat të shkëlqyer kozmetik. Njëkohësisht  përveç zhdukjes ose përmirësimit të rrudhës pas mjekimit, fytyra  merr një pamjë qetësie, çlodhjeje dhe ripërtëritjeje.

Cili është kontigjenti që ka nevojë për këtë mjekim ?

Zakonisht  ky mjekim mund të fillojë pas moshës 30 vjeç e lart, se jo vetëm që përmirëson rrudhat e tanishme, por parandalon edhe thellimin e mëtejshëm të tyre. Botox-i së bashku me mjekime të tjera si fillers apo mesoterapia, sot ndihmojnë shumë përmirësimin e pamjes dhe së bashku me atë të vlerësimit të vetes, të anës së mirë psikologjike etj.

Si është procedura e mjekimit ?

Procedura e mjekimit është  shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. Kryhet nëpërmjet inxheksioneve me gjilpëra shumë të vogla, disa milimetra. Efektet e mjekimit fillojnë nga dita e dytë dhe e tretë. Më pas fillon përmirësimi i pamjes. Çdo ditë shihen ndryshimë të rëndësishmë dhe brenda dy javëve rezultatet janë të shkëlqyera.  Zakonisht mjekimi ruan efektin e tij rreth 6 muaj. Pas kësaj periudhe këshillohet ripërsëritja e mjekimit. Pas disa mjekimeve periudha e ruajtjes së rezultatit zgjatet edhe më tepër. Rezulatatet e mjekimit më Botox duken edhe në rastet ë mëposhtme në klinikën tonë.

Pjesa e ballit në një paciente 50 vjeçare, e cila e nisi vonë mjekimin me Botox. Dallohet qartë përmirësimi në ballë dhe në mes të vetullave. Nëse mjekimi do të kishte filluar disa vite më parë, nuk do të dallohej as cikatrica që lënë rrudhat pas disa viteve. Kjo për faktin se mjekimi me Botox është edhe një metodë e parandalimit të thellimit të rrudhave.

E njëjta paciente, shihen përmirësimë të dukshme poshtë syrit.

Dhe rrudhat në cepin e syrit që quhen “Këmba e Patës”.

Ky  është rasti  i parë i mjekuar  në Institutin e Studimeve Dermatologjikë në Tiranë, në vitin 2004.

Ky mjekim aplikohet vetëm nga femrat apo edhe nga meshkujt ?

Kuptohet se numrin më të madh e përbëjnë femrat, por edhe meshkujt kërkojnë gjithnjë e më tepër ta bëjnë këtë mjekim. Në fotografinë e mëposhtme paraqitet një burrë i moshës 45-vjeçare, që i është nënshtruar këtij mjekimi me rezultate të shkëlqyera.

Shohim qartë rrudhat e thella të ballit midis vetullave të zhdukura. Gjithashtu vërejmë edhe transplantin e flokëve. Mjekim i kombinuar botox dhe acid hialluronik.

Si shfaqet gjendja e pacientëve nëse në një moment të caktuarvendosin ta                 ndërpresin mjekimin me Botox ?

Shumë njerëz mendojnë së nëse e ndërpresin terapinë gjendja do të përkeqësohet, se organizmi do të bjerë shumë shpejt dhe në këtë mënyrë do të ishte më mirë të mos e kishin filluar fare. Kjo hipotezë nuk është e vërtetë, përkundrazi botox-i parandalon zhvillimin e mëtejshëm të rrudhave. Në momentin që vendos të ndërpresësh mjekimin, gjendja do të jetë si më parë, pra rrudha do të ketë një “moshë” më të vogël dhe dukët sikur koha gjatë së cilës i është nënshtruar mjekimit nuk ka kaluar fare për të.

Shpesh dëgjohet se mjekimi me Botox krijon varësi ndaj është i dëmshëm.

Kjo nuk është e vërtetë. Varësia ndaj një ilaçi siç janë për shembull drogat, ilaçet e ndryshme qëtësuese ose alkooli qëndron në faktin se organizmi vuan me ndërprerjen e tyre dhe kërkon përsëritjen e një doze gjithnjë e më të madhe. Ndërsa për organizmin nuk ka rëndësi nëse bën apo jo mjekimin me botox. Zakonisht njerëzit që bëjnë këtë mjekim janë të kënaqur me rezultatet, të cilat nuk i kanë arritur kurrë me produkte të tjera kozmetike si kremërat për rinovim, kundër rrudhave, përreth syve etj. Në këtë mënyrë ata bëhen të ndërgjegjshëm dhe kuptojnë së është një zgjidhje shkencore dhe rezultative, ndaj e përsërisin mjekimin.

Mos vallë mjekimi me Botox është i shtrenjtë ?

Nëse llogarisim se sa shpenzojnë femrat, por edhe meshkujt për të arritur përmirësimin e rrudhave nëpërmjet produkteve të tjera kozmetike që nuk kapin as 5% të rezultatit të mjekimit më Botox, arrijmë në rezultatin se mjekimi me këtë ilaç është më i lirë.

 

Gjithmonë njerëzit i tremben efekteve anësore të mjekimeve.

A ka efekte të tilla Botox-i ?


Nëse terapia kryhet nga mjekë specialistë Dermatologë ose Kirurgë Plastikë, efektet anësore janë aq të vogla sa mund t’i quajmë të papërfillshme. Siç thamë edhe më lart është një ilaç i provuar tashmë për një përiudhë 50-vjeçare në mjekësi dhe rreth 20 vjet në Dermatologjinë kozmetike.

Në mbyllje mund të themi që pacientët të mos i tremben këtij mjekimi se është i sigurt, me rezultate të shkëlqyera dhe pa efekte anësore. Gjithmonë duhet t’u drejtohen mjekëve dermatologë ose kirurgëve plastikë, sepse në Bashkimin Europian këta janë specialistët që gëzojnë të drejtën e kryerjes së mjekimeve të tilla.