Kontrolli i shenjave në lëkurë
Mësoni vetë se çfarë ndodh në trupin tuaj dhe komunikoni menjëherë me dermatologun për një ekzaminim individual. Vendosni të dhënat tuaja në formatin e mëposhtëm dhe lexoni një vlerësim të përgjithshëm.
Të gjitha shenjat dhe karakteristikat që përshkruhen në vetëvlerësimin tuaj janë të një karakteri të përgjithshëm dhe mund të mos shprehin saktë gjendjen ose sëmundjen tuaj. Për këtë arsye është i nevojshëm ekzaminimi tek dermatologu.

GONORRHEA

Çfarë është gonorrhea ?

Gonorrhea është një sëmundje infektive veneriane që transmetohet kryesisht me anë të kontaktit seksual. Karakteristika kryesore e saj është rrjedhja e qelbit nga uretra (kanali i ujit te hollë) tek meshkujt, kurse tek femrat është me pak simptoma, gjë që e ben më të rrezikshme përhapjen e saj.

Cili është shkaktari i gonorrhesë ?

Shkaktari i saj është nje mikrob që quhet gonokoku (Neisseria gonorrhea), i cili zbulohet në laborator nga kultura e marrë nga qelbi që rrjedh. Ka një pamje karakteristike si fasule dhe vendoset gjithmonënë dyshe, ndaj quhet ndryshe edhe diplokok.

Si transmetohet sëmundja ?

Transmetimi ndodh nga kontakti seksual kur njëri nga partnerët nuk ka shenja të dukshme ose ka shenja minimale. Njëkohësisht mund të infektohen edhe të sapolindurit kur nëna është e infektuar. Në të sëmurët që nuk marrin mjekim, gonokoku mund të përhapet në organizëm dhe të sjellë komplikacione të tjera më të rënda.

Si shfaqet sëmundja ?

Duhet të dallojmë siç thamë më lart sëmundjen tek meshkujt dhe tek femrat. Tek meshkujt shfaqet 3-5 ditë pas infektimit. Në fillim shfaqet me rrjedhje të ujshme, të cilat më vonë qelbëzohen. I sëmuri ndjen dhimbje, djegie etj. dhe sëmundja zgjat 2-3 javë. Më tej ajo shndërrohet në kronike, shenjat pothuajse zhduken, por në qoftë se nuk është mjekuar fillon të japë komplikacionet e tjera. Futet më thellë në organet gjenitale dhe infekton ato si p.sh.prostatën etj. Klinika dalëngadalë bëhet më e rëndë, mund të arrijë në hemorrhagji e deri në shterpësi. Në 1 % të rasteve të pamjekuara mund të depërtojë në gjak dhe të japë atë që quhet infeksioni i përhapur, i cili arrin kudo në organizëm me një gjendje të rëndë.

Tek femrat infeksioni mund të përhapet edhe këtu nga nga organet gjenitale të jashme më thellë, por është karakteristike që shenjat janë të pakta dhe përbën një rrezik më të madh për përhapjen.

Si mjekohet gonorrhea ?

Mjekimi është i thjeshtë me Penicilinë, Tetracyclinë, Erythromycinë etj. Kështu nuk duhet të nënvlehtësohen simptomat dhe në rastin më të parë të vizitohen tek dermatologu sepse një mjekim i thjeshtë zgjidh probleme, të cilat bëhen të vështira dhe me pasoja kur nuk marrim mjekimin në kohën e duhur.