Kontrolli i shenjave në lëkurë
Mësoni vetë se çfarë ndodh në trupin tuaj dhe komunikoni menjëherë me dermatologun për një ekzaminim individual. Vendosni të dhënat tuaja në formatin e mëposhtëm dhe lexoni një vlerësim të përgjithshëm.
Të gjitha shenjat dhe karakteristikat që përshkruhen në vetëvlerësimin tuaj janë të një karakteri të përgjithshëm dhe mund të mos shprehin saktë gjendjen ose sëmundjen tuaj. Për këtë arsye është i nevojshëm ekzaminimi tek dermatologu.

TRICHOGRAMA

TRIHOGRAMA

Trihograma është studimi në mikroskop i ciklit të qimes së flokut. Duke studiuar karakteristikat morfologjike të qimes, arrijmë në rezultate të rëndësishme përsa i përket sëmundjeve që shkaktohen nga faktorë të ndryshëm dhe që ndikojnë në ciklin normal të rritjes së qimes. Rëndësia e trihogramës bazohet në veçorinë e rrënjës së qimes që aktivizohet në mënyrë ciklike.

CIKLI I FLOKUT

Çdo rrënjë kalon në mënyrë alternative periudhë qetësie dhe aktiviteti. Kështu gjatë gjithë kohës kemi ciklin e formimit, zhvillimit dhe rënies së flokut. Ky cikël përmban tre periudha:

Periudhën anagjene ( e rritjes): Është periudha e rritjes së qimes që te flokët zgjat 2-6 vjet dhe zakonisht në kokë gjenden 80-85 % rrënjë anagjene.

Foto 1. Floku në stadin anagjen.

Periudhën katagjene ( e ndërmjetme): Është periudha e ndërmjetme, gjatë së cilës rrënja përgatiet për rënie. Zgjat 2 javë dhe zakonisht në kokë gjenden 1-2% rrënjë katagjene.

Periudhën telogjene ( e rënies): Është periudha gjatë së cilës rrënja e flokut ndërpret zhvillimin dhe në fund bie. Zgjat 3-4 muaj dhe në kokë gjenden 10-20 % rrënjë telogjene.

Foto 2. Floku ne stadin telogjen.

STUDIMI I CIKLIT TË FLOKUT– TRIHOGRAMA

Zakonisht për studim marrim 50 qime floku, që i vëzhgojmë në mikroskop duke dalluar rrënjët anagjene, katagjene, telogjene dhe ato distrofike-displastike. Kështu përcaktojmë gjendjen e rrënjëvë në përqindje. Kur rezultati përputhet me parametrat e përcaktuar të trihogramës flasim për gjendje fiziologjike. Trihograma quhet telogjene kur përqindja e rrënjëve telogjene është e lartë dhë e ajo e rrënjëve anagjene e ulur.

Displastike është trihograma në të cilën rrënjët displastike janë në numër më të madh se ato anagjene dhe në fund, trihograma është e përzier kur rrënjët displastike dhe telogjene mbizotërojnë mbi ato anagjene.

Foto 3. Floku displazik distrofik dhe një flok anagjen.

Përcaktimi i trihogramës ndihmon në zbulimin e shkakut të alopecisë, të formave të saj si dhe në përcaktimin e mjekimit dhe prognozës së sëmundjes.