Kontrolli i shenjave në lëkurë
Mësoni vetë se çfarë ndodh në trupin tuaj dhe komunikoni menjëherë me dermatologun për një ekzaminim individual. Vendosni të dhënat tuaja në formatin e mëposhtëm dhe lexoni një vlerësim të përgjithshëm.
Të gjitha shenjat dhe karakteristikat që përshkruhen në vetëvlerësimin tuaj janë të një karakteri të përgjithshëm dhe mund të mos shprehin saktë gjendjen ose sëmundjen tuaj. Për këtë arsye është i nevojshëm ekzaminimi tek dermatologu.

DERMATOSKOPIA

DERMATOSKOPIA

Dermatoskopia është një metodë relativisht e re diagnostikimi, e cila bazohet në zmadhimin e figurës së nishaneve, për të bërë të mundur diagnostimimin e hershmëm të shndërrimit të tyre në tumore malinje të lëkurës. Ekzaminimi kryhet nëpërmjet dermatoskopit i cili mund të jetë optik ose digital.

Foto 1. Dermatoskopi optik Haine Delta 20.

Foto 2. Dermatoskopi digital ndihmon më shumë për arkivimin dhe krahasimin e nishaneve në distanca të ndryshme kohore.

Nëpërmjet dermatoskopisë mund të zbulojmë karakteristika të nishaneve ose edhe elemnteve të tjera të lëkurës që nuk mund t’i dallojmë me sy të lirë.

Duke u nisur nga kriteret ABCD ose rregullat e 7 shenjave, mund diagnostikojmë herët një nishan të dyshimtë duke ulur numrin e biopsive. Njëkohësisht mund të kapim kancerin e lëkurës në stadet e hershme dhe kështu mund të arrijmë heqjen kirurgjikale dha ta bëjmë të shërueshëm.

Po kështu dermatoskopia na ndihmon në fotografimin e nishaneve (harta e nishaneve) dhe ruajtjen e tyre në arkiv, për t'u krahasuar në periudha të caktuara kohore dhe për zbulimin e hershëm të ndryshimeve.

Foto 3. Nishan i  malinjizuar.

Kohët e fundit dermatoskopia përdoret edhe për diagnostimimin e sëmundjeve të tjera si të flokëve, sëmundjeve parazitare etj.

Foto 4. Scabies (Zgjebja) diagnostikuar me dermatokop.

Foto 5. Nishan në shputën e këmbës. Dallohen dermatoglifet e lëkurës.

Foto 6. Ekzamimin dermatoskopik. Lezion beninj.

Foto 7. Nishan me ngjyrë të errët.

Foto 8. Teleangiektazi të fotografuara me dermatoskop.