Kontrolli i shenjave në lëkurë
Mësoni vetë se çfarë ndodh në trupin tuaj dhe komunikoni menjëherë me dermatologun për një ekzaminim individual. Vendosni të dhënat tuaja në formatin e mëposhtëm dhe lexoni një vlerësim të përgjithshëm.
Të gjitha shenjat dhe karakteristikat që përshkruhen në vetëvlerësimin tuaj janë të një karakteri të përgjithshëm dhe mund të mos shprehin saktë gjendjen ose sëmundjen tuaj. Për këtë arsye është i nevojshëm ekzaminimi tek dermatologu.

PROVAT E URTIKARIES NGA FAKTORëT FIZIKë

Urtikaria nga shkaktarët fizikë

Urtikaria është një sëmundje acute dhe kronike, kryesisht me natyrë alergjike dhe e karakterizuar kryesisht nga urtika dhe kruarje kalimtare. (Urtika quhen fulltakat si ato të shkaktuara nga kontakti me gjethe hithre).

Një formë e vecantë e saj është urtikaria e shkaktuar nga faktorët fizikë. Në këtë kategori përfshihen dermografizmi, urtikaria nga shtypja,nga i ftohti, i nxehti, dielli dhe nga uji. Për të vërtetuar në qofte se urtikaria shkaktohet nga faktorët fizikë kryhet prova e urtikarjes nga faktorët fizikë. Kjo provë përbëhet nga procedura të cilat vënë në kontakt lëkurën me të gjithë këta faktorë fizikë me qëllim gjetjen e faktorit shkaktar.

Prova ose testi quhet pozitiv kur kemi si rezultat të kontaktit krijimin e urtikës në zonën e caktuar.dermografismos