Kontrolli i shenjave në lëkurë
Mësoni vetë se çfarë ndodh në trupin tuaj dhe komunikoni menjëherë me dermatologun për një ekzaminim individual. Vendosni të dhënat tuaja në formatin e mëposhtëm dhe lexoni një vlerësim të përgjithshëm.
Të gjitha shenjat dhe karakteristikat që përshkruhen në vetëvlerësimin tuaj janë të një karakteri të përgjithshëm dhe mund të mos shprehin saktë gjendjen ose sëmundjen tuaj. Për këtë arsye është i nevojshëm ekzaminimi tek dermatologu.

PATCH TESTS - PROVAT EPIDERMIKE

Patch testet konsiderohen si e vetmja provë shkencore e ekzistencës së sensibilizimit ndaj alergjenëve, të cilët shkaktojnë ose janë shkaku i acarimit të dermatitit të kontaktit (ekzemës). Kur janë pozitive shkaktojnë ose riprodhojnë dermatitin në miniaturë dhe kështu na tregojnë së i sëmuri është i sensibilizuar ndaj lëndës kimike të dhënë (alergjeni). I sëmuri më tej këshillohet të shmangë kontaktin me të.

Patch testet kryhen tek të sëmurët me dermatit që dyshohen të jenë të natyrës alergjike të kontaktit. Mbas marjres së një historiku të hollësishëm të sëmundjes dhe të kontaktit me lëndë kimike të ndryshme ( në vendin e punës, shtëpi ose në ambjentin e aktiviteteve të ndryshme) zgjidhen ato që janë të dyshimta dhe kryhet prova.

Në klinikën tonë përdoret grupi Evropian i alergjenëve që përmban 24 alergjenë (TRUE tests), të cilët mbulojnë më të shumtën e shkaktarëve të mundshëm.

Foto 1. Vendi më i përshtatshëm është shpina e të sëmurit në të cilin aplikojmë True Test.

Testi kryhet kryesisht në shpinë. I sëmuri nuk duhet të ketë dermatit të aktivizuar dhe nuk duhet të jetë nën mjekim me kortizon.

Alergjenët vendosen si në fotografi, me kujdes dhe duhet të qëndrojnë në shpinë 48 orë. Mbas heqjes së tyre duhen 20-30 minuta për të lexuar rezultatin. Në varësi me vlerësimin e mjekut, i sëmuri mund të kontrollohet edhe mbasi kanë kaluar 72 ose 96 orë.

Foto 2,3. Mbas heqjes se alergenëve shohim një test pozitiv në numrin një. Pjesa tjetër është e pastër.

Mbas testit bëhet lidhja midis historikut të kontaktit të të sëmurit me lëndën që ka dalë poszitive. Në varësi të cdo rasti jepen edhe udhëzime për mjekimin. I sëmuri largohet nga klinika me fletën e udhëzimeve ku përshkruhen lënda alergjene, sendet e dyshimta qe e përmbajnë atë dhe mënyra për ta shmangur.

Foto 4,5. Nëpërmjet treguesit të testit duket qartë se e sëmura është pozitive ndaj Nikelit.