Kontrolli i shenjave në lëkurë
Mësoni vetë se çfarë ndodh në trupin tuaj dhe komunikoni menjëherë me dermatologun për një ekzaminim individual. Vendosni të dhënat tuaja në formatin e mëposhtëm dhe lexoni një vlerësim të përgjithshëm.
Të gjitha shenjat dhe karakteristikat që përshkruhen në vetëvlerësimin tuaj janë të një karakteri të përgjithshëm dhe mund të mos shprehin saktë gjendjen ose sëmundjen tuaj. Për këtë arsye është i nevojshëm ekzaminimi tek dermatologu.

MELANOMA - KANCERI I LEKURëS

Tumori i lëkurës

Me termin tumor i lëkurës përmbledhim një sërë sëmundjesh të lëkurës me efekt të ndryshëm në shëndetin e njeriut dhe që shfaqen si një masë që rritet mbi, në, ose nën lëkurë. Kemi ato tumore të cilat zhvillohen lokalisht dhe që quhen tumore beninjë (ose sic njihen në popull: të mirë, mashkull etj.) dhe ato të cilat japin edhe metastaza (malinje, femër etj) dhe rrezikojnë edhe jetën. Këto të dytat në përgjithësi i quajmë edhe kancere të lëkurës. Dhe më i rëndësishmi është ai që quhet melanoma, i cili mund të zhvillohet edhe mbi nishanet e njeriut. Ky fakt ka bërë që më kohë njerëzit të tremben se mos një nishan kthehet në gjë të “keqe”.

Sa e përhapur ështe melanoma ?

Kohët e fundit janë rritur shume rastet e melanomës në Evropë. Sot llogaritet llogaritet se brenda një viti shfaqen rreth 50.000 raste të reja me forma agresive të kancerit të lëkurës në vendet evropiane. Gjithnjë e më shumë njerëzit përballen me faktin e hidhur se “ai nishani” fatkeqësisht është kthyer në një kancer para shume kohësh. Nga studimet e shumta është vërejtur se ekspozimi pa kriter i lëkurës në diell rrit ndjeshëm mundësinë e shfaqjes së melanomës. Dhe kjo është me e rëndësishme përsa i përket moshave të vogla. Fatkeqësisht orientimi që nuk duhet dalë në diell ne oret e mesditës nuk përfillet aspak dhe shpesh sheh familje me fëmijët e vegjël që shfaqen në plazh pikërisht në orët e drekës.

Foto 1,2. Melanoma e operuar vonë në fytyrë. Melanoma në kërci.

Cila është mënyra më e mirë për mbrojtjen nga kanceri i lëkurës ?

Siç përmendëm edhe më lart ruajtja nga ekspozimi i tepruar në diell i lëkurës, përdorimi i kremrave mbrojtëse ndaj rrezeve të diellit çdo tre orë si dhe shmangia e orëve të mesditës, është një mënyrë për profilaksinë e melanomës dhe të gjithë kancereve të lëkurës në përgjithësi. Por ne kemi të bëjme me shumë persona që për vite të tëra kanë neglizhuar me lëkurën e tyre, ndaj në këto raste Shoqata Evropiane e Dermatologjisë rekomandon kontrollin parandalues të nishaneve si vetë nga çdo njeri, ashtu edhe nga mjekët dermatologë. Për këtë qëllim është caktuar  Dita Evropiane e Melanomës, ditë në të cilën mjekë dermatologë që kanë deklaruar në shoqatat kombëtare të dermatologëve bëjnë vizita falas në klinikat e tyrë për kontrollin e nishaneve. Kështu çdo njeri mund të komunikojë me numra telefoni të cilët transmetohen edhe në televizor, për t'u informuar për dermatologun në të cilin mund të mbyllë takim për kontrollin e nishaneve. Duhet te kihet kujdes se vizita behet me takim dhe përfshin vetëm kontrollin e nishaneve.

Foto 3,4. Melanomë në shpinë dhe melanomë në kërci.

A janë të shërueshme kanceret e lëkurës ?

Të gjithë duhet të dinë se kanceri i lëkurës është i shërueshëm kur kapet shpejt. Kështu për çfarëdo dyshimi të vogël që keni duhet t'i drejtoheni dermatologut.

Dua të theksoj edhe një mendim të gabuar që kanë njerëzit kur thonë se "nishani nuk duhet prekur se një i njohuri im kur e hoqi u sëmur" etj. Ne fakt në këto raste sëmundja e keqe nuk u përhap se u hoq nga mjeku, por sepse ishte lënë shumë kohë pa u hequr. Kështu, në rastet kur mjeku rekomandon heqjen e nje nishani ne duhet vepruar menjëherë. Edhe në rastet kur nishani që hiqet ka filluar të japë shenja negative, heqja presupozon shërimin tonë.

Shënim: Së shpejti do të japim udhëzimet e Shoqatës së Dematologëve të Evropës për kontrollin e nishaneve nga vetë i interesuari. U rekomandoj të gjithëve ta lexojnë me vëmendje dhe ta përvetësojnë mirë duke e aplikuar në periudha të caktuara.